FRPD i përgjigjet ashpër Ramës: Çfarë arrite ti me FRESSH, që e le pa struktura dhe kryetar!

Forumi Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) ka reaguar ashpër deklaratës së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se individët që për arsye personale ose familjare janë detyruar apo joshur për t’u bashkuar me politikat e tij, nuk e njollosin FRPD-në, organizatën më të madhe politike rinore në vend.

FRPD thekson se rinia shqiptare ka një identitet dhe angazhim të fortë, i cili nuk mund të përdoret si mjet për të arritur qëllime të dyshimta.

“Individë që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t’u bashkuar me bandën tënde plaçkitëse nuk e njollosin FRPD, organizatën më të madhe politike në vend.

Çfarë arrite me FRESSH, të cilën e shkërrmoqe duke e lënë pa struktura, pa kryetar, por mbi të gjitha pa identitet politik, por veç nënshtrimit pa kushte ndaj hedonizmit dhe sadizmit tënd, nuk do e arrish kurrë me FRPD”, shprehet FRPD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT