Ndarja nga jeta e Saimir Demit, Keli “zemërthyer” pas humbjes së vëllait: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti!

Enkel Demi, vëllai i gazetarit Saimir Demi i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme, me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe ka reaguar në rrjetet sociale për humbjen e vëllait.
Demi shkruan se edhe pse nuk është e lehtë, ngushëllimi i vetëm është se iku i rrethuar nga njerëzit e tij të zemrës.
“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.
I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.
Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00.”