Samiti i Ohrit, Zaev: Qytetarët e rajonit do lëvizin me kartë ID

Pas takimit të Samitit të Ohrit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po zhvillojnë një konferencë për shtyp.

Si mikpritës i këtij Samiti, ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ai që mori i pari fjalën në konferencën për shtyp dhe tha se kjo nismë paraqet një ëndërr të re për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri.

Zaev tha se plani parashikon lëvizjen e lirshme, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.

“Plani parashikon lëvizjen e lirshme, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.

Paraqesim një ëndërr për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri Perëndimor, me më shumë investime për të rinjtë.

Ftohen 6 vendet e tjera të Ballkanit për të bërë më shumë për axhendën europiane. Në këto rrethana, duhet të pajtohemi se Ballkani po ndryshon. Një nismë e tillë përcjell mesazhin se mbështetemi dhe nga partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Zaev.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT