Kushtetuesja, Meta bën publike letrën për Ruçin: Ta lexojnë të gjithë deputetët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë publike letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi mbi zgjedhjen/emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Meta thekson se këtë letër duhet ta lexojnë mirë të gjithë deputetët para se të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.

“Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në respekt të Kushtetutës, e cila ndan përgjegjësitë dhe radhën e ushtrimit të këtyre përgjegjësive nga secili institucion, po ju bëj publike letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për këtë çështje mjaft të rëndësishme.

Po kështu, është e domosdoshme që këtë letër ta lexojnë me durim dhe kujdes, të gjithë deputetët përpara se të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre”, shkruan Meta.

Letra e plotë: http://president.al/qendrimi-presidentit-te-republikes-mbi-zgjedhjen-emerimin-e-anetarit-te-gjykates-kushtetuese-sipas-radhes-qe-dikton-kushtetuta/?fbclid=IwAR0-GsFZ_xJwmDZOvwhey1SsytlMCXZ0M-u6HqZWXfPnDzYl1atFB6KxOAc

Back to top button
LAJMET E FUNDIT