VIDEO/ Berisha fsheh kontratën me LaCivita: Do e bëjmë publike më vonë

Një ditë pasi pranoi se me Chris LaCivita kontaktet i mban vetëm online, Sali Berisha në një deklaratë për mediat sot, i pyetur pse ende nuk ka publikuar kontratën me konsulenti i tij amerikan, tha se do e bëjë publike në vijim.
“U garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji. Kjo është përgjigja ime për këtë”, tha Berisha.
LaCivita është shfaqur publikisht vetëm më 10 shkurt, ditën kur edhe u bë prezantimi i tij si këshilltar për fushatën e PD, ndërsa prej 1 muaji e gjysëm nuk është dukur më.
PD ende nuk ka thënë ende sa kushton marrëveshja, kush, dhe si do paguajë Kryearkitektin e triumfit të Trump.
Një media amerikane, ‘Daily Beast’ shkruante se firma konsultente e strategut republikan, Chris LaCivita, kishte marrë 19.2 milionë dollarë në vetëm dy vite.