Rama ‘thumbon’ Berishën: I mençur është bufi i vërtetë i kënetës, jo ai i Tiranës!

Kryeministri Edi Rama nuk harroi ironitë, epitetet dhe personifikimet mes botës zoologjike dhe asaj politike.
Duke nënvizuar se Berisha kishte dalë me buf sot në konferencë duke thënë se është një shpend i mençur, ai tha se bufi i vërtetë është i mençur, por jo ai i Tiranës.
“Bufi e kishte pranuar sot, kjo është gjë e mirë, kishte thënë se bufi është gjë e mençur që është vlerësuar edhe në lashtësi. Bufin e respektoj vertetë për kënetën e Karavastasë, jemi të gatshëm ta mbështesim bufin, por jo për atë në Tiranë. Bufi i mençur është ai i kënetës, jo ai që proteston në Tiranë. Po jo të na tregojë ne se bëhet Shqipëria Madhështore me Kujtim Gjuzin. Dhe në fakt Kujtimit i merr të keqen ai edhe pse ka një palë musteqe dhe në fakt musteqet i ka madhështore ai”.