“Mini-Shengeni”, Bugajski: Dy problemet e asaj që ndodhi sot në Ohër

Sot pasdite, Dita iu drejtua bashkëpunëtorit të saj, analistit të njohur në SHBA, Janusz Bugajski, për të dhënë një opinion të shkurtër lidhur me takimin e Ohrit, mes Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Zoti Bugajski bëri këtë koment:

“Në parim, heqja e barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkan është një ide e mirë. Megjithatë, ekzistojnë dy probleme potenciale në këtë iniciativë. 

E para, disa shtete të Europës Perëndimore mund ta interpretojnë atë si një zëvendësim për anëtarësimin në BE dhe shtyrjen e mëtejshme të negociatave për vendet kandidate. 

Dhe, e dyta, në “mini-Shengen” duhej të ishte Kosova që ajo të mos mbetet “vrimë e zezë” në këtë marrëveshje. Kjo do të kuptohej edhe si pranim de facto i kufirit Serbi-Kosovë nga të gjithë shtetet pranë tyre dhe legjitimimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Beogradit dhe Prishtinës”./Dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT