Berisha sulmon BE – Avokati: Ka kryer krime në këtë vend, e kishte mision të vriste shqiptarët

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha ka kryer ligësi dhe krime në vend.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Berisha ka pasur mision të vriste shqiptarët.
“Ai e shikon, kuptohet, një njeri që vetëm ka bërë ligësi, krime në këtë vend, atë mision kishte.
Ta linte vendin pa ekonomi, pa ushtri, të pasuronte familjen e vet, miqtë e tij, këtë objektiv ka pasur.
Europa thotë se Shqipëria e meriton të mbyllë negociatat në 2027, ky thotë jo, dhe kërkon ndihmën e Greqisë. Një gjyqësor, që i thoshte Saliut, vidh sa të duash, vrit se nuk të hyn gjë në këmbë.
Nga ana tjetër, na le rehat që t’i mbushim xhepat. Ata u bënë mbretër të gjyqësorit shqiptar.
Do të bëjë Gjin Gjonin kryetar të Gjykatës së Lartë, nëse vjen në pushtet. Të vijë prokuror Adriatik Llalla.”, theksoi ai.