Berlini përshëndet votimin e anëtareve për “Kushtetuesen”: Mbështesim Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor

Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Peter Zingraf, ka përshëndetur zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 “Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. 

Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. 

Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në.

 Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.“

Back to top button
LAJMET E FUNDIT