6 shtete të Ballkanit, nuk vlejnë bashkë as sa vendi më i vogël i BE

Shumë politikanë të Ballkanit mendojnë se vendet e tyre janë qendra e botës, përkundër ekonomive kryesisht të pazhvilluara.

Në imagjinatën e politikanëve ballkanikë, presidenti amerikan Donald Trump zgjohet në mëngjës dhe ende pa e shkruar selamin e parë në mediumin e tij social, i pyet bashkëpunëtorët se çfarë ka ngjarë në Ballkan në 24 orët e fundit.

Ashtu siç ka vepruar edhe paraardhësi i tij Joe Biden. Ngjashëm në Bruksel: mëngjesi fillon me brifingje për hallet e Ballkanit. Mos të flasim për Moskë, Pekin e Ankara. Atje nuk e largojnë vëmendjen nga Ballkani për asnjë çast.

E vërteta është kjo: fuqia ekonomike e Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë së bashku është e barabartë me fuqinë ekonomike të Sllovakisë. 6 shtete të Ballkanit sa një shtet i vogël i Bashkimit Europian.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor i kanë rreth 17 milionë banorë. Sllovakia i ka 5 milionë banorë. Territori i 6 vendeve të Ballkanit është 218’856 km². Sllovakia është vetëm 49.035 km² e madhe. (E.Robelli)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT