Gjermania rrëzon Metën, reagimi për dy anëtarët e rinj të Kushtetueses

Gjermania ka reaguar përmes ambasadorit Zingraf, pas votimit në Kuvend të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Në reagim thuhet se Gjermania mbështet vendimin e parlamentit, ndërsa bën thirrje që aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin
“Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.
Kuvendi ka votuar sot për miratimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Fiona Papajorgjit dhe Elsa Toskës.