Vendimi i PZAZ për votat e ardhura nga Serbia: “Vetëvendosja” humb tre deputetë, LDK, PDK dhe Haradinaj nga 1

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.
Pas ketij vendimi që u mor sot në PZAP për votat nga Serbia dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve, do të ndryshojnë edhe numrat që partitë politike kanë në Kuvend të Kosovës.
Në rast se ky vendim mbetet përfundimtar, koalicioni NISMA-AKR-PD do të sigurojë gjashtë ulëse në Kuvend të Kosovës.
Këta do të jenë: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi – Krasniqi, Albulena Balaj – Halimaj.
Derisa i njëjti thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, LDK-ja një deputet më pak. Nga një deputet më pak do ta kenë edhe PDK-ja e koalicioni AAK-PSD.