“Le Petit Parisien” më 1914: Zgjidhja që ka propozuar Ismail Qemali për qëndrueshmërinë e Shqipërisë në gazetën “Italia”

FRANCË-“Le Petit Parisien” ka botuar, të mërkurën e 27 majit 1914, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit për gazetën “Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Romë, 26 maj.
Ismail Qemali, ish-kreu i qeverisë së përkohshme të Vlorës, ka ardhur në Romë, nga ku ai synon të niset për t’i ofruar shërbimet e tij princ Vidit.
Sipas tij, e vetmja mënyrë për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Shqipëri është rritja e kompetencave të komisionit të kontrollit që do të qeveriste nën autoritetin e princit dhe krijimi në Shqipëri i një sistemi kantonal të ngjashëm me atë të Zvicrës.