Albin Kurti: Shengeni Ballkanik, i parakohshëm

Albin Kurti është shprehur në Report Tv në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” se është kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në këtë formë që po krijohet.

Këtë deklaratë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve në Kosovë e bëri ekskluzivisht për Report TV për gazetarin Ilir Babaramo.

Pavarësisht kontradiktave që ka me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kurti ka deklaruar se takimi  i Ohrit ishte i parakohshëm për sa kohë Kosova e Serbia kanë ende pa zgjidhur shumë probleme bilaterale.

Kurti ka theksuar se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës parësore do të ketë forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Ndiqni intervistën e plotë të Albin Kurtin.

Kurti deklaroi gjithashtu se përpara se të marrë një vendim do ta diskutojë me qeverinë dhe grupet e interesit, biznesin. Ai ‘thumboi’ kryeministrin Rama kur tha se uron që ta ketë bërë një gjë të tillë në Shqipëri. Samitin e Ohrit ai e cilësoi si të ngutshme, ndërsa u shpreh edhe njëherë se marrëdhënia me Kosovën do të jetë bazuar në reciprocitet.

1573502473_KURTI334.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT