“Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptare…”/ Beleri sqaron deklaratën: Jemi aleatë në NATO por…

Fredi Beleri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka sqaruar një deklaratë të bërë nga ai së fundmi.
Në një intervistë, Beleri ishte shprehur se në rast të një lufte greko-shqiptare, do dalloheshin kush janë patriotët e vërtetë. Sot Beleri u shpreh se me këtë deklaratë, targeton njerëzit që shfaqen si patriotë3 me deklarata false.
“Nënkuptoj të gjithë ata që dalin nëpër televizione dhe shesin nacionalizmin me deklarata false. Nacionalizmi apo patriotizmi është të paguash taksat, të qeverisësh me demokraci, të zbatosh ligjin.
Në kohën kur bëhen luftërat patriotizmi matet me sakrificën, ndërsa në demokraci me zbatimin e ligjit. Nuk jemi në luftë dhe nuk kemi pse të shkojmë drejt luftës. Ne jemi vende aleate. Jemi aleatë në NATO dhe së shpejti, do jemi aleatë dhe në BE.”- tha Beleri.