Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se një person ka mbetur i plagosur, dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pllanës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT