“Jeni zënë me leva e tulla” – Analisti përplaset me Tabakun: I thatë njëri-tjetrit banditë, tani hyni në fushatë bashkë. Votuesit s’janë budallenj

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin “Open” në Neës24, i ka kërkuar kandidates së PD, Jorida Tabaku, që të flasë me qytetarët dhe për situatën e brendshme të PD të 3 viteve më parë, kur fraksionet brenda opozitës shkaktuan deri dhe përplasje fizike mes njëri-tjetrit.
“Nëse ti je zënë me leva dhe tulla dhe sot thua s’ka ndodhur asgjë, kjo s’ka kuptim. Kur i thua kriminel dhe pastaj thua e besoj, jemi bashkë, qytetari s’të beson.
PD nuk e sqaroi dot këtë gjë, i thanë njëri-tjetrit kriminelë e banditë dhe hynë në fushatë duke e mbuluar këtë gjë që ndodhi brenda saj”, tha analisti Zekthi, i cili ishte edhe pjesë e Kryesisë së PD.
Ndërsa kandidatja e PD në listën e hapur të koalicionit “Shqipëria Madhështore” Jorida Tabaku tha se nuk duhet të fokusohemi tek debati por te programi ekonomik.