Rama pritet me këngë patriotike në Korçë: Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në BE!

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sot (5 maj) turin e tij elektoral në qarkun e Korçës.

Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste në tre mandate për qarkun dhe takimit me mbështetësit në Pogradec e Devoll, ai zbriti në kryeqendrën e verilindjes, ku u prit me një kolazh muzikor me motive patriotike dhe serenatash korçare nga grupi i qytetit.

“Drejt finishit, për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruante kryeministri në Facebook pak para takimit elektoral për zgjedhjet e 11 majit, në mitingun përmbyllës.

The post Rama pritet me këngë patriotike në Korçë: Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në BE! first appeared on JavaNews.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT