Mediat ndërkombëtare jehonë stadiumit “Arena Kombëtare”: Të dielën inagurohet “Wembley i Ballkanit”

Stadiumi i ri kombëtar “Arenës Kombëtare” do të inagurohet ditën e dielë në ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj kampionëve të botës, Francës.
Stadiumi i ri që është ndërtuar në kryeqytet, i cili është një impiant që plotëson të gjithë standartet e kërkuara nga UEFA, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
Shtypi italian “Corriere Dello Sport” si dhe “Tuttosport” e kanë cilësuar “Arenën Kombëtare” si “Wembley-n e Ballkanit”.
“Hapet stadiumi i ri me Ceferinin dhe Francën”, shkruan “Corriere Dello Sport”, ndërsa “Tuttosport” nëvizon: “Pagëzohet Wembley i Ballkanit. Të dielën për Shqipëri – Francë, inaugurohet stadiumi i projektuar nga një arkitekt italian”.
Kujtojmë që “Arena Kombëtare” do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh.
I pranishëm në inagurimin e stadiumit tonë të ri do të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandë Ceferin. (TemA)