Avokatja e Berishës: Fredi Beleri lexoi një gazetë greke dhe aty zbuloi se Irena Gjoka ishte dënuar me tre muaj burg

Klodiana Gjyzari, avokatja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Fredi Beleri iu ka siguruar një dokument, që sipas saj vërteton dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi.

Ajo tha se Fredi Beleri e zbuloi këtë, pas një leximi të një artikulli në gazetë.

“Gjyqtarja e GJKKO është e dënuar.

Dokumenti është siguruar nga Fredi Beleri, pas një leximi të një artikulli në gazetë.

Beleri ka ndjekur një procedurë administrative dhe ka marrë vendimin e gjykatës për Irena Gjokën.

Kërkesa është tërësisht ligjore, sepse zonja është gjyqtare dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit, duhet ta kishte deklaruar. Nuk është pra informacion privat për gjyqtaren”- u shpreh ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT