“Kontrata 6 mln dollarë e PD para zgjedhjeve të 11 majit, idiotësi e paparë”
Analisti Neritan Alibali ishte këtë të enjte i ftuar në “Noë me Erla Mëhillin” ku ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me bashkëpunëtorët e Donald Trump.
Sipas Alibalit kjo kontratë është shpallur në momentin e gabuar pasi siç u shpreh ai “errësoi fushatën e PD”.
“Sa i përket kontratës, unë nuk e kam parë dhe nuk mund të flas. Për mendimin tim ishte idiotësi politike e Partisë Demokratike që e shpallën këtë kontratë e deklaruan pikërisht tani në kulmin e fushatës.
Ajo mund të firmosej 15 ditë më pas. Ata e përdorën si gur elektoral, por ju kthye kundër. I pari Rama , Partia Socialiste e goditën të gjithë.
Kjo ka errësuar fushatën e Partisë Demokratike, shpallja në këtë moment. Unë nuk mund të them ka shkelje apo jo, sepse kam bindjen që vetë kjo kontratë është subjekt i hetimit të autoriteteve amerikane, ndaj edhe pala në Amerikë që e kanë firmosur nuk besoj të jenë budallenj ti futen detit me këmbë, por është hap politikisht shumë i gabuar”,-tha Alibali.