“Air Kosova” kompania e dytë në Shqipëri/ Rama: Nis së shpejti fluturimet në aeroportin e Kukësit
Kryeministri Rama ndodhet në ceremoninë e uljes së avionit të parë në Vlorë. Rama tha se ky projekt ka qenë tejet sfidues dhe se është ngritur 2 metra mbi sipërfaqen sepse zona ëshët mbi nivelin e detit.
Rama: Është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur një sfidë më vete për operatorët përkatës, nuk është një aeroport i thjeshtë se ka një problematikë me pistën e uljes dhe nga ana tjetër për operatorët në aeroport duhet të krijosh besimin e duhur. Operatori që operon aeroportin ka bërë përpjekje për kontrata mirëpo nuk e ka gjetur dot në kohë një akullthyes që do dëshmojë se ai aeroport ja vlen. Aeroporti i Tiranës më i shtrenjti i Europës, konçensionari i impononte shtetit një kontratë dhe kishin marrë dhe monopolin e vendimarrjes. Tashmë është aeroporti më i madh i rajonit dhe me rritjen më të madhe për numër pasagjerësh.
Jemi duke shtyrë përpara qoftë ngritjen e kategorisë për fluturimet transoqeanike por jemi në bisedime për të shtuar disa linja shumë prestigjoze Ii Qatar Airways. Kam bërë bisedime vetë, vitet e para kanë qenë të pa,unur.
Raynair i jemi qepur me bukë në trastë se nuk bindej, sot është i lumtur me Shqipërinë. Ku lidhet Kukësi, ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht kompania, një kompanie e re shqiptare që do të nisë së shpejti për të mos i ndalur më fluturimet në aeroportin e Kukësit.