Meta sulmon ndërkombëtarët: Kanë hallin e xhepave të tyre, jo të ligjitPresidenti Ilir Meta ka sulmuar disa herë gjatë intervistës në Opinion, diplomatët e huaj. Kreu i Shtetit tha se ndërkombëtarët nuk shohin Kushtetutën, por xhepat e tyre. “Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit” I pyetur se si janë marrëdhëniet e tij, me diplomatët e huaj, Meta tha: “Më të gjithe ndërkombëtaret me dinjitet, që nuk shohin xhepat e tyre dhe duart Edi Ramës, i kam marrëdhëniet e shkëlqyera. Me ata që mendojnë se është president Ylli Agaçi, nuk i kam fort të shkëlqyera”, deklaroi Meta.

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar disa herë gjatë intervistës në Opinion, diplomatët e huaj. Kreu i Shtetit tha se ndërkombëtarët nuk shohin Kushtetutën, por xhepat e tyre.

“Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit”

I pyetur se si janë marrëdhëniet e tij, me diplomatët e huaj, Meta tha:

“Më të gjithe ndërkombëtaret me dinjitet, që nuk shohin xhepat e tyre dhe duart Edi Ramës, i kam marrëdhëniet e shkëlqyera. Me ata që mendojnë se është president Ylli Agaçi, nuk i kam fort të shkëlqyera”, deklaroi Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT