“Giro d’Italia” nuk shtyn orarin e votimin në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS

Në mbledhjen e rregullatorit të KQZ është diskutuar kërkesa e PS lidhur me shyrjen e afatit të votimit në Vlorë, me argumentinin se janë të paaksesueshme për shkak të aktivitetit “Giro D’italia”.

“Sipas PS lëvizja e qytetarëve mund të jetë vështirë dhe për këtë kërkohet shtyrja e orarit deri në 22:00”, u shpreh përfaqesuesi i PS duke kërkuar shtyrjen e orarit.

Megjithatë, pas diskutimeve të zhvilluara në fund është vendosur që votimi të vijojë deri në të njëjtën orar, siç edhe është njoftuar në orën 19:00.

Pra në këtë mënyrë është rrëzuar edhe kërkesa e PS, duke njoftuar se nuk ka shtyrje të orarit të qendrave të votimit në Vlorë.

The post “Giro d’Italia” nuk shtyn orarin e votimin në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS first appeared on JavaNews.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT