Hahn: Pas vendimit të BE’s për Shkupin e Tiranën, Vucic ngurron të negociojë për Kosovën

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim në largim i Komisionit Europian, Johannes Hahn, ka thënë se Presidenti i Serbisë nuk e sheh se përse duhet të jetë i motivuar të hyjë në bisedime me Kosovën, pas vendimit të BE’së për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Hahn përsëriti se ishte gabim strategjik vendimi i Këshillit të Europës për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,

Johannes Hahn ishte njëri prej më të zëshmëve që kjo mos të ndodhte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e kishte cekur se kjo do të kishte ndikim edhe në proceset tjera në Ballkanin Perëndimor.

Ai në intervistën për Financial Times ka zbuluar se çfarë i kishte thënë presidenti Vucic pak kohë pas këtij vendimi të çeljes së negociatave për anëtarësim me Tiranën e Shkupin.

“Këto ndjenja janë goditje për BE’në që kaloi gati një dekadë në përpjekje të ndërmjetësimit në bisedime midis Beogradit e Prishtinës” ka thënë Hahn.

Siç shkruan Financial Times, vendimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka nisur akuza drejt BE’së se ka tradhtuar vendet e Ballkanit dhe ka zhgënjyer rajonin jostabil e strategjik dhe Hahn nuk e fsheh mërzitjen e tij pasi e konsideron si gabim strategjik.

“Dështimi erdhi pikërisht në kohën kur duhej realisht të rrisnim përpjekjet për tu bërë partner më i fortë strategjik global” tha politikani austriak për Financial Times.

“Humbja e ndikimit në rajon të cilin e kemi aq afër, në gjeografi e histori do të krijoj vakum të cilin do ta shfrytëzojnë konkurrentët strategjik të BE’së, Rusia dhe Kina”, shtoi Hahn për të cilin i dhemb fakti se “se BE’ja nuk dëshmoi parimet e partneritetit dhe përgjegjësisë që gjithmonë i ka predikuar dhe që gjithmonë ka mundur të mbështetet”.

Hahh është posaçërisht i zemëruar që Parisi bllokoi fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut edhe pse ky vend me Greqinë arriti marrëveshje për një çështje ekstrem delikate të emrit duke thënë se kjo ishte “ofendim për vitet që Komisioni Europian harxhoi duke përcaktuar kornizat e marrëveshjes” dhe që “dërgon porosi të gabuar udhëheqësve në rajon”.

“Procesi i anëtarësimit ka themel meritat, dhe nëse ne nuk pranojmë përparimin e arritur, nuk do të ketë shtytje për reforma”

Përkundër përfundimit dramatik të mandatit, Hahn tha se është krenar me përparimin e arritur në përmirësimin e lidhjeve mes vendeve të rajonit, Shqipërisë, BeH, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut e Serbisë të cilët ende luftojnë të tejkalojnë luftërat dhe të shkunden nga të 90’t.

Ai përmendi se BE’ja që nga 2015’ta ka investuar gati 1 miliardë euro përmes fondeve për ndërlidhjen dhe se tregtia rajonale është rritur për 20 për qind. Po ashtu lavdëroi planin për roaming për përdoruesit e telefonisë mobile në rajon sipas modelit të BE’së.

“Takimet e liderëve të gjashtë vendeve janë bërë ndodhi e rëndomtë” shtoi Hahn i cili përshëndeti nismën e heqjes së barrierave doganore në tregti që kanë nisur liderët e Maqedonisë Veriore, Shqipërisë dhe Serbisë.

Hahn megjithatë shtoi se edhe pse përkrahë thellimin e angazhimit rajonal përjashton propozimet për të gjitha që janë më pak se anëtarësia e plotë në BE për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Ka kohë që e them se vizoni im ishte të përgatis të gjitha shtetet kandidate që një ditë të bëhen kandidate me të drejta të plota përfshi edhe pjesëmarrjen edhe në zonën e lirë të Shengen” tha ai.

Haha vlerësoi se do të duhet kohë për të riparuar dëmin e bërë nga ngurrimi i BE’së për zgjerim të anëtarësisë, por ende mbetet optimist pasi shumica e shteteve anëtare mbështeti rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shkupin e Tiranën.

“Në këtë moment të gjithë janë të hutuar e paralizuar, por shpresoj se do të mund të tejkalojmë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur…Ka shumë fusha në të cilat ne si Europianë duhet të arrijmë rezultate” tha Hahn.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT