“Rama po keqpërdor SHBA-në, do ngre komision hetimor ndërkombëtar kundër tij dhe atyre që sabotuan reformën në drejtësi”

Ilir Meta kërkoi sot nga Edi Rama që të mos keqpërdorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket situatës së krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

“Përsa i takon përrallave që thoshte njëri në Parlament, se nuk m’u duk në rregull, se i kemi bërë këto veprime (për Kushtetuesen) me ekspertët amerikanë, i them të mos i keqpërdorë SHBA-të.

Kushtetutën e kemi bërë me SHBA-BE dhe Komisionin e Venecias dhe aq më tepër për këtë cështje”, tha Meta.

Përndryshe, shtoi Meta, do të ketë hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje, sepse sipas tij, ka dy vite që sabotohet puna në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT