Greqia rinis ofensivën në jug. Zgjeron zonën e“helenizmit autokton”, nga Narta në Himarë

Pas dy takimeve në dukje të zbutura ndërmjet kryeministrit grek Micotaqis dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama, Athina zyrtare ka nisur një ofensivë në Shqipëri, duke rritur stekën e kërkesave.

Pas tubimit në Bularat, ku gjatë ditës kombëtare të Greqisë u cilësua hero kombëtar Kacifas, personi që terrorizoi me armë një vit më parë, Athina zyrtare ka ndërmarrë dy lëvizje të forta që tregojnë ofensivën e saj diplomatike.

Kryeministri grek ka takuar Vangjel Dulen, kreun e PBDNJ-së pas një “thatësire” të tij në Athinë prej kohësh, si dhe kreun e OMONIA-s së Himarës, ndërkohë që ambasadorja greke e sapoemëruar në Shqipëri ka zhvilluar një rikonjicion nga Narta në Sarandë në kërkim të asaj që e ka cilësuar “helenizëm autokton:.

Është vetë, zyra e shtypit i OMONIA-s që bën të ditur me anë të një njoftimi mbi takimet e neoambasadores greke, Sofia Filipidou, në turin dyditor në zonën e Bregut.

Në këtë tur kanë marrë pjesë edhe Vangjel Dule dhe kreu i OMONIA-s, Vasil Kajo.është folur për pronat, regjistrimin e popullsisë në vitin e ardhshëm, ku Athina është anagazhuar që të jetë pjesë thelbësore e presionit ndaj Tiranës në mënyrë që të bëhet sipas paramentrave të asaj që ambasadorja e quajti “helenizëm autokton”.

Që do të thotë që banorët e krahinës së Bregut, përkatësisht bashkisë Himar, por edhe zona e Nartës do të quhen pjesë e minoritetit grek.

Siç njofton OMONIA, “Zonja Ambasadore tha se kjo procedurë, i një rëndësie të madhe për MEG, duhet realizuar sipas standarteve të BE dhe, të jenë eliminuar ato praktika, që lanë gjurmë negative të Regjistrimit të mëparshëm, 2011. Ishte i përbashkët konstatimi përsa i përket nevojës për rritje të nivelit të arsimit për pjesëtarët e MEG dhe nga ana e znj. Ambasadore u përsërit, garancia se Athina do të vijojë së mbështeturi në këtë drejtim, ndërsa janë duke u studiuar mënyra për prani më thelbësore në këtë sektor konkret, që madje është me rëndësi jetike për MEG dhe sigurimin e prezencës së tij në të ardhmen”.

Ajo që duket serioze është se Greqia ka zgjeruar zonën ku do të influencojë, duke premtuar kështu atë që qeveria konservatore e Micotaqis ka deklaruar se do të bëjë presion ndaj Edi Ramës duke mbajtur si karrotë dhe shkop veton greke për hapjen e negoiatave me BE.

Jas i e perifrazon OMONIA zonën e re të influencës që kërkon Athina: “Gjirin e Vlorës, Dhërmiun, Himarën, Nivicën, Delvinën, Livadhjanë, Mursinë, si edhe Sarandën dhe Gjirokastrën./ Konica.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT