“Nuk donin vetë ta mësonin shqipen”, Rovena Dilo tregon për shqiptarët në Greqi

Rovena Dilo është një ndër këngëtaret që ka arritur mjaft sukses në karrierën e saj.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në natën e pestë të ‘Këndo Këngën Time’ në Vizion Plus, ku përveçse ka treguar për gjithë eksperiencat e saj në muzikë këngëtarja ka folur edhe për periudhën kur ishte emigrante, dhe kishte parë gjatë asaj kohe se shumë fëmijë shqiptarë që jetonin jashtë nuk dëshironin ta mësonin shqipen, dhe kjo është vërtet për të ardhur keq.

 “Gjuha dhe letërsia kanë qenë pjesë e familjes Dilo. Unë e kam pasur shumë të rëndësishme gjuhën shqipe dhe e kam dashur gjithmonë shumë. Nuk ke qenë ndonjëherë emigrant, por në Greqi ndodhte rëndom që nuk donin ta mësonin shqipen, e thoshin të gjithë. Ishte një tmerr i madh për një njeri që e donte shqipen.”- u shpreh këngëtarja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT