Meta takon Doris Pack dhe u jep mesazh ndërkombëtarëve: Merrni shembull, politikane e ndershme dhe me integritet

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë një foto në takim me eurodeputeten Doris Pack.
Meta shprehet se Pack është një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë.
“Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë. ”, shkruan Presidenti Meta.