“Kualifikueset e kaluara luanim më shumë me zemër, mishi kokërr në ndeshje me Serbinë”

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj ka dalë sot në konferencë për shtyp për ndeshjen kundër Francës. Ai ka folur edhe për Andorrën ku u shpreh se skuadra kishte mentalitetin shumë poshtë teksa garantoi se në të ardhmen do të ketë një tjetër skuadër në fushë.

Andorra? “Besoj se do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara dhe jo ndaj Andorrës. Hymë në një nivel mental shumë poshtë dhe duhej të ishim më të egër në fushë. E kemi kuptuar gabimin dhe ndaj Francës do të hyjmë me mentalitet tjetër.

Franca? Do të jetë ndeshje e vështirë sepse Franca ka shumë kampionë si Mbape, Grizman apo Koman. Ka lojtarë me emër dhe prestigj. Kanë një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara dhe ne kemi ndryshuar. Ato kualifikuese luajtëm më shumë me zemër por duhet të tregojmë se kemi grup të mirë si ndaj Turqisë.

Toti dhe kalimi te Roma? Do të na ndihmojë më shumë tifozeria jonë dhe dolëm 5 minuta për të parë stadiumin. Brohorimat na ndihmojnë. Është nder për ne që vjen Toti por sa i përket kalimit te Roma unë jam në Napoli dhe dua të rikuperoj vendin tim si titullar dhe më pas do të shohim.

Dhuratë nga Franca? Nuk mendoj se Franca me kampionët që ka vjen dhe fal pikë se kemi stadium të ri. Profesionistët janë për të hyrë në fushë dhe për të fituar e jo për të bërë një kalim. Ne duhet të kuptojmë se jemi ekip i fortë. Kemi ekip të fortë dhe dimë të luajmë e jo si dikur që vraponim kot. Edhe pse është Franca ne dimë të luajmë. Moldavia luajti mirë dhe duhet të jemi të qetë dhe të kemi besim te vetja se jemi të fortë.

Ne prapë luajmë me zemër por me Rejën po bëjmë një lojë që luajmë mirë. Filmi më kujtoi disa çaste që nuk i kam ndjerë në fushë dhe të gjitha stadiumet ishin kuq. Rastet me Serbinë na bënë të na bëhej mishi kokërr”, tha Hysaj.

Stadiumi i ri? Do të jetë ndeshje e veçantë sepse këtë stadium nuk e kemi pasur as ëndërr sepse është stadium për lojtarë të mëdhenj. Do të mundohemi ta respektojmë këtë stadium me ndeshje të mirë dhe shpresoj me fitore.

Këshillë për ekipin? Ndeshja me Andorrës ishin një ndeshje që duhet harruar sepse ishte moment që nuk duhet ta bëjmë. Folëm edhe pas ndeshjes. Si kapiten ndihem mirë dhe gati për të dhënë 120%. Shoh çunat në sy dhe e kuptoj se sa ndjenja ka. Duhet të jemi të qetë. Kemi parë Francën dhe ndeshjet tona. Po të mos kemi frikë të luajmë topin, kemi treguar se mund të shfrytëzojmë raste. Duhet të jemi të qetë dhe të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”, tha Hysaj. /VipSport.al/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT