“Ndërkombëtarët do ta detyrojmë Ramën”/ Berisha: Zgjedhje të parakohshme…

Për të justifikuar humbjen katastrofë në 11 maj, Sali Berisha ka zbuluar planin për të ardhsmen.
Pas humbjes, Berisha ka si strategji të informojë ndërkombëtarët për atë që ai e quan “farsa e 11 Majit” dhe të krijojë një qeveri teknike. Nëse Rama nuk pranon, Berisha tha se do ta detyrojnë.
“PD dhe asnjë parti demokratike në botë me farsë nuk fiton. Ka mënyra të tjera. Nëse Rama është i vendosur që me çdo çmim të mbajë karrigen, shqiptarët duhet të luftojnë me çdo çmim për votën e lirë.
Do përfundojmë procesin e mbrojtjes së votës, informimi i ndërkombëtarëve, krijimi i një qeverie teknike, nëse Rama nuk pranon, do ta detyrojmë. Rama siç e dini arrestoi liderët e opozitës, Rama ndërseu Blinken e Soros kundër opozitës shqiptare“, tha Berisha.