Rama promovon Valbonën “e tharë” nga HEC-et (VIDEO)

Kryeministri Rama ka postuar një video në Facebook me pamjet e Valbonës, duke nxjerrë në pah bukurinë e rrallë natyrore të kësaj zone.
Valbona është një nga zonat më të preferuara dhe vizituara nga turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.
Por pamja e mrekullueshme po cënohet nga ndërtimet e HEC-eve.
Ndërtimi i 3 hidrocentraleve në gjatësinë e 25 kilometrave do të thotë dënim kapital për lumin e njohur në mbarë viset shqiptare.
Lumi bashkë me Luginën e vet ku rrjedh është një nga të paktat vende që kanë mbetur pa u dëmtuar, duke mundur të ruajnë bio-diversitetin.
Vazhdimisht ka pasur kërcenime nga individë , gjuetarë të paligjshëm, tregtare të vegjël lëndësh drusore, që kanë synuar të përfitojnë në kohë rrëmujash që tek ne nuk kanë të mbaruar.
Kryeministri Rama ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” pamje të mrekullueshme nga Valbona….por ka fshehur atë që po bëjnë aty HEC-et.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES
…dhe me këto pamje nga Valbona e mrekullueshme, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.