“Pse nuk e përshëndeti Rama?”/ Berisha reagon për urimin e SHBA për zgjedhjet: Lexoni atë të 2021…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mesazhin e Ambasadës së SHBA për procesin zgjedhor të 11 majit, e cila ka uruar popullin shqiptar.

Sipas Berishës, në atë mesazh nuk përgëzohej kryeministri Edi Rama, pro uroheshin vetëm qytetarët shqiptarë, e po ashtu nuk mohohet, e as nuk pohohet farsa zgjedhore. Berisha shtoi se  ky mesazh ishte asgjësim i kryeministrit Rama. Berisha po ashtu kërkoi që të bëhet krahasimi mes urimit të ardhur nga SHBA në zgjedhjet e vitit 2021 dhe urimit për këtë vit.

“Ajo nuk ishte ashtu siç po thua, citoje. Përgëzoj popullin shqiptar tha. Çfarë sugjerimi kam unë, merrni dhe lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet për të kuptuar se cili ishte thelbi i deklaratës, lexoni ato të 2021 si kanë qenë.

Lexoni disa nga deklaratat e Sekretarit Rubio dhe do kuptoni mirë se çfarë përfaqëson ajo që thoni ju si urim për Edi Ramën. Aty uroheshin shqiptarët, jo për zgjedhjet. Urohen shqiptarët, nuk mohohet dhe nuk pohohet farsa. Ne që denoncojmë çdo ditë njihemi me prova të reja… Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim, se ai po priste si diçka hyjnore. Se nuk e përshëndeti. Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës.”– tha Berisha.

Urimi i SHBA për zgjedhjet 11 maj 2025: “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.”

Urimi i SHBA për zgjedhjet 25 prill 2021: “Ne urojmë kryeministrin Edi Rama si dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhje. Gjithashtu urojmë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha që udhëhoqi një fushatë të fortë duke i dhënë zë shumë qytetarëve si dhe duke dhënë shpresë. Më me rëndësi, urojmë qytetarët shqiptarë, që folën qartë.

Duke njohur rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, liderat duhet të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e shqiptarëve. Presim të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Ne konstatojmë raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe presim raportin final, që duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT