“Keni dhunuar zgjedhjet”, Bardhi debate me Spiropalin dhe Ballën në Konferencën e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve, e para mbledhje pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, është përfshirë në debate mes kreut të grupit të PD Gazment Bardhi, dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe Taulant Ballës.

Në fjalën e tij, Bardhi akuzoi socialistët se po e trajtojnë Kuvendin si pronë private.

Unë e kuptoj qe ju nuk doni debat. Sepse doni ta trajtoni sikur jeni kthyer nga pushimet, ku në fakt ju jeni kthyer nga drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal, ku vodhët dhe dhunuat zgjedhjet duke e krahasuar Shqipërinë me Rusinë. Nuk mund ta trajtoni Kuvendin si pronë private e as vendin si normalitet. Siç e thotë OSBE, ju keni shkallmuar barazinë në zgjedhje dhe keni rrëzuar nenin 1 të Kushtetutës. E përsëris, ju doni që Shqipëria të krahasohet me Rusinë apo me Serbinë.

Kush e cakton se çfarë bëhet në Konferencën e Kryetarëve dhe në Kuvend? Partnerët tuaj Suel Çela apo Troplinët e Durrësit? Zonjë, duhet të sqarosh ato çfarë unë ngre këtu. Nuk lejoj të flasë ushtari i Suel Çelës. Dhe ti zonjë mos m’u sill sikur ke ardhur nga Suedia, por keni ardhur nga strofulla  e Xhabaftëve. U kërcënuan fëmijët e kolegëve të tu dhe ti si Kryetare e Kuvendit shkove e more në mbrojtje Xhabaftët.

Elisa Spiropali: Të drejtën për të vepruar kështu ma jep rregullorja.

Pas këtij debati, kryeparlamentarja Spiropali i dha fjalën Taulant Ballës, por ky i fundit nuk u lejua nga demokratët që të flasë.

Për këtë arsye, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u mbyll.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT