“U tregoi gishtin shqiptarëve”, zbulohet letra e Metës për Bernd Borchadt

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit.

Lajmi konfirmohet përmes një shkrese, që kreu i shtetit i ka dërguar  ditën e sotme, Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ në Tiranë.

“Z.Bernd Boschardt, i cili vuri në diskutim dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.”– thuhet në letrën që mban datën 18 nëntor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT