Kosova në Angli u kërkua në internet më shumë në ndeshjet e futbollit se sa kur e shpalli pavarësinë

Termi apo fjala “Kosovo”, sipas vizitorëve anglezë në internet vazhdon të jetë shumë e kërkuar, sidomos në dy ndeshjet e fundit mes dy ekipeve përfaqësuese të vendeve respektive.

Bazuar në të dhënat e Google Trends, të përpunuara nga Kos’Data, del se ata më së shumti na kanë kërkuar atëherë kur vendi ynë luajti me Anglinë në ndeshjen e shtatorit.

“Djemtë tanë janë padyshim ambasadorët më të mirë të Kosovës në botë”, shkruan Kos’Data, përcjell Telegrafi.

Pas kësaj, anglezët na kanë kërkuar në internet edhe në momentin kur Kosova shpallin pavarësinë në vitin 2008.

Në listën e kërkimit gjindet edhe momenti kur Kosova ka debutuar për herë të parë në garat ndërkombëtare.

Gjithashtu, anglezët na kanë kërkuar mjaftueshëm edhe atëherë kur Xhaka dhe Shaqiri kishin bërë simbolin e shqiponjës në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT