Shqipëria “qan” penalltinë e humbur, barazim pa gola ndaj Serbisë

Mbyllet sfida!
92’- Bajrami gabon sërish. Futbollisti kuqezi nuk pason si duhet në zonë dhe i jep mundësinë serbëve për një kundërsulm.
90’- Akordohen 6 minuta shtesë në këtë fund takimi.
85’- Julian Shehu largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Ylber Ramadani.
80’- Ndërhyrje e ashpër nga Mitrovic ndaj Hysajt, ndëshkohet me karton të verdhë.
79’- Vazhdojnë sulmet e Shqipërisë. Hysaj pason për Uzunin, i cili provon për Dakun, por largon Milenkovic në momentin e fundit.
75’- Tjetër zëvendësim te Shqipëria. Largohet Armando Broja dhe në fushë futet Myrto Uzuni. Te Serbia largohet Mitrovic për Jovic.
72’- E pabesueshme çfarë ka humbur Nedim Bajrami. Fantazisti kuqezi mori një top të shkëlqyer në zonë, por gjuajta e tij ishte shumë e dobët dhe shkoi në duart e portierit.
69’- Dy zëvendësime edhe te Serbia. Largohet Samardzic për Maksimovic. Stefan Mitrovic merr vendin e Terzic.
67’- Arbitri kërkon dy kapitenët dhe ju bën thirrje për qetësi. Ndeshja vazhdon normalisht.
65’- Tjetër ndalesë nga serbët. Miqtë vazhdojnë me ankesa për tifozët.
62’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Hoxha, për t’i lënë vendin Bajramit dhe Dakut.
59’- Të tjera pretendime nga serbët. Erakovic proteston te gjyqtari për tifozët. Ndeshja rifillon normalisht.
56’- Serbia i shkon shumë afër golit, por gjuajtja e Terzic me të majtën, shkon ngjitur me shtyllën.
53’- Pranë golit serbët me një gjuajtje me kokë të Terzic, por pret Strakosha me një hedhje spektakolare.
48’- Rast i artë shënimi për Shqipërinë. Broja shpërthen nga e djathta dhe futet në zonë. Pasimi i tij nuk shfrytëzohet si duhet.
45′- Starton pjesa e dytë.