Presidenti i UEFA-s: Stadiumi më i këndshëm në Ballkan, do investojmë edhe në Kukës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, pasi vizitoi muzeun e stadiumit “Air Albania”, doli edhe në një konferencë për shtyp, bashkë me presidentin e FSHF, Armand Duka.

Ai u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur me investimet që po bën në futboll, ndërkohë shprehu edhe mendimin e tij, se lojtarët e ligave të vogla, siç është dhe Shqipëria, lëvizin shumë shpejt drejt atyre më të forta, dhe ky është një problem që duhet rregulluar.

Presidenti i UEFA Aleksander Ceferin e ka quajtur stadiumin Air Albania më të këndshëm në Ballkan. Ai tha se tashmë Shqipëria ka një stadium ku njerëzit mund të vijnë bashkë me familjet e tyre dhe të ndihen të sigurtë.

“Është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. E rëndësishme është se tani keni një stadium kombëtar, ku njerëzit mund të vijnë bashkë me familjet e tyre dhe të ndihen të sigurt. Nuk duhet të krahasohet me asnjë të madh. Ai është ndryshe, dhe mund të jetë më i këndshëm se çdo Uembley”, u shpreh Ceferin.

Keni qenë në Tiranë vite më parë si kandidat për UEFA-n. Keni parë progres të vërtetë në infrastrukturë?

Për fat të keq, kam qenë edhe më parë, me Kombëtaren e Sllovenisë, dhe humbëm 1-0. Dua ta harroj atë moment. Infrastruktura është e rëndësishme për sukses në futboll. Sonte është një sfidë e madhe për Kombëtaren tuaj. Ndeshja nuk mund të jetë shumë me rëndësi, por nuk luan çdo ditë me Kampionët e Botës. Më bëhet qejfi që UEFA bashkëpunon me ju, Armandi është miku im. Dua ta falënderoj për mbështetjen e tij, siç më falënderoi edhe ai mua.

Krahasuar me vendet e rajonit, ku e shikoni futbollin shqiptar, dhe çfarë duhet të ndryshojë për t’u përmirësuar akoma?

Po investoni shumë. Infrastruktura po përmirësohet. Problemi i të gjitha ligave të vogla, është se lojtarët shkojnë shpejt në liga të forta. Për mua, disa shkojnë edhe më herët se sa duhet. Jam i sigurt se rruga juaj është e duhur, dhe nuk e them për diplomaci. Me kaq pasion sa keni, do keni shumë sukses. Nuk mendoj se vetëm një kualifikim mjafton për ju.

Në Shqipëri janë rregulluar 2 stadiumi, ndërkohë që është bërë dhe një stadium e ri. Cili është projekti i radhës. A mund të na bëni ju premtimin që në 2022 do të organizojmë një finale Europiane.

Me sa di unë, kemi projekte të financuar. Projekti i ardhshëm është stadiumi i Kukësit. Kjo është pyetja e 15. Unë si presidenti i UEFA-s nuk mund të jap premtime. Procesi është transparent. Shqipëria e ka shansin për të pritur një finale Europiane. Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që të jepja premtime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT