Pështyj me neveri liderët e politikës dhe putanat e ekraneve!

(Nga dhimbja për ikjen tragjike të Adelës 23 vjeçare)

 

Kur palaçot tanë të politikët,

grihen për ca pushtet më shumë,

Adela në Rrëshen vrau veten,

se s’gjeti dot një punë!

 

Veshët po na gjëmojmë,

nga zhurmat e tam-tameve,

sot i pështy me neveri,

gjithë putanat e ekraneve!

 

Sa shoqe të Adelës,j

etojnë si në jerme,

e Kryemadhi i LSI-së,

dhe për macet ka ngritur banja moderne?!

 

Kur e shkreta Adelë,

tani dot më s’ëndërron,

kandidati ynë për kryeministër,

nga vila në vilë shtegton!

 

Adela e bukur si Zanat e Malit,

me vdekjen e saj akuzon,

kryeministri Edi Rama,

në një botë përrallash jeton!

 

E shkreta Adelë s’qe vajzë e Fariut,

se do qe bërë deputete,

s’qe vajzë e Artur Zhejit,

se do bëhej diplomate permanente!

 

Pa fund janë sot dhimbjet,

në trupin e drobitur të Republikës,

po ikja tragjike e Adelës,

është kryedhimbja e ditës!

 

Po si guxoni e shani Enverin,

të gjithë juve trumajmunë?!

Sot merrje diplomën,

të nesërmen shkoje në punë!

 

Gjysmë e shqiptarëve kanë ikur,

në Botë kanë marrë arratinë,

po dhe kaq pak sa kanë mbetur,

janë një bezdi e madhe për qeverinë!

 

Kapitalizmi është i zi,

po nuk është kaq kriminal,

po këtu është për ulërimë,

shteti ynë karnaval!

 

S’e ka fajin vetëm sistemi,

që iku Adela pa kthim,

po njerëzit e ndyrë që kemi,

kudo e kudo në drejtim!

 

E shtrenjta rini e vendit tim,

po të ribëj apel këtë Nëntor,

për më të madhin rebelim,

që fatet e vendit t’i marrësh në dorë!

 

Shfarose këtë klasë politike,

që veç kobe po i sjell Shqipërisë,

kauzëz qëndroi besnike,

krijo:”Partinë e Rinisë!.”

 

Është turp që sot të rinjtë,

me partitë e vdekjes të bashkohen,

se do të shtohen fatzinjtë,

Adela të tjera do shtohen!

 

Arben Duka

Back to top button
LAJMET E FUNDIT