Meta: Ambasadorët janë vagabondë në Tiranë, komplot kundër meje

Presidenti Ilir Meta ka qenë tejet i ashpër me ndërkombëtarët. Madje, pa asnjë etikë, kreu i shtetit i ka konsideruar vagabondë në Tiranë, sepse janë vënë në shërbim të Edi Ramës.
“Të gjithë po bëjnë komplot kundër meje, duke filluar që nga Rama e deri tek ambasadorët që rrinë gjithë ditën me kryeministrin” – tha Meta.
Sipas tij, të gjithë janë duke e shantazhuar, por ai beson se kjo ndodh për shkak të videove korruptive që ai disponon, teksa përmendi edhe faljen që Ambasadori amerikan Donald Lu i ka kërkuar falje.
“Si president i Republikës nuk bëj shaka te Gjykata Kushtetuese, qëkur kam qenë kryetare Kuvendi” – deklaroi Meta.
Fajtorë sipas Metës për Reformën në Drejtësi janë ambasadorët e huaj, që nuk duan zbatimin e saj në Shqipëri.