Cili ka qenë reagimi në Iran për sulmet gjatë nates nga Izraeli?

nga Ghoncheh Habibiazad, për BBC Persian
Isha zgjuar deri vonë në Londër kur mora disa mesazhe nga njerëz që njoh në Teheran “Dëgjova disa shpërthime të forta. A keni parë ndonjë raport? A ishte përsëri Izraeli?”
Shumica e njerëzve që njoh nuk mundën të flinin sërish gjithë natën dhe po i dërgonin video njëri-tjetrit ose po e pyesnin njëri-tjetrin nëse distrikti i tyre në Teheran ishte goditur.
Këtë herë, ndryshe nga sulmet e mëparshme në tetor dhe prill 2024, videot e verifikuara tregojnë se disa nga sulmet ishin në ato që duket se janë ndërtesa banimi në Teheran.
Instagram, Facebook, X dhe shumica e platformave të tjera kryesore të mediave sociale janë të ndaluara në Iran, por njerëzit i qasen atyre nëpërmjet VPN-ve dhe metodave të tjera për të anashkaluar censurën.
Njerëzit në Iran ishin edhe më të shpejtë në ndarjen e videove të sulmeve sesa media shtetërore.
Televizioni shtetëror i Iranit u përpoq të minimizonte sulmet duke thënë se situata është “e qetë” dhe zjarri në ndërtesat e banimit është nën kontroll.
Deri më tani, numri i viktimave nuk është njoftuar nga Irani, por media shtetërore ka nxituar të drejtojë gishtin nga SHBA-të, duke i akuzuar ato si bashkëfajtore në sulmin që sipas tyre ka vrarë fëmijë.