Reagon Irani pas sulmeve Izraelite: SHBA-të janë gjithashtu përgjegjëse

Ministria e Jashtme iraniane ka lëshuar një deklaratë në të cilën Teherani pretendon “një të drejtë legjitime” për t’iu përgjigjur sulmit izraelit, bazuar në parimet e përcaktuara nga konventat e OKB-së.
Një sulm për të cilin regjimi iranian mban përgjegjëse edhe Shtetet e Bashkuara.
“Efektet e rrezikshme të këtij agresioni do të jenë pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të regjimit sionist dhe atyre që e mbështesin atë. Është e paimagjinueshme që sulmi izraelit të jetë nisur pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara.
Këto të fundit do të konsiderohen përgjegjëse për agresionin sionist”, thuhet në deklaratën nga Teherani.