Shqipëria ‘kampione’ për papunësinë dhe mungesën e arsimimit te të rinjtë, lë pas edhe Moldavinë (RENDITJA SIPAS ILO)

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), përmes një harte ka pasqyruar situatën e punësimit dhe arsimit të të rinjve në Europë për vitin 2018.

Sipas statistikave të vitit 2018 Shqipëria renditet në krye të listës, me përqindjen më të lartë të të rinjëve të pa punë, të pa arsimuar dhe të pa trajnuar, me 32.8% të totalit.

Shqipëria lë pas të gjitha vendet e Ballkanit madje edhe Moldavinë, e konsideruar si shteti më i varfër në Europë.

Ndërkohë përqindjen më të ulët të të rinjëve të pa arsimuar dhe të papunë e ka Holanda. Infografika përfshin gjithë individët nga mosha 15 vjeç deri në moshën 24 vjeç.

Harta e publikuar nga ILO me renditjen e shteteve:

76638488_565474567562802_4980472612204314624_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT