Sulm i ri me raketa nga Irani, shpërthime të forta në veri të Izraelit dhe në Tel Aviv

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në qendër të Tel Avivit. Kjo u konfirmua nga “Ansa”. Përveç Tel Avivit, shpërthime të forta u dëgjuan edhe në Izraelin verior, ku një strukturë u dëmtua.
Ndërkohë, sipas “La Repubblica” sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona të vendit pas njoftimit për një sulm të ri me raketa nga Irani.
Banorët vrapuan që të kërkonin strehim për t’u mbrojtur.