Kërkon të dalë nga burgu, zbardhet lëvizja urgjente e Metës/ Kush e ka në dorë “fatin” e tij…

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 20 qershor (të premten) për zhvillimin e seancës gjyqësore në lidhje me kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca do të mbahet në orën 11:30 dhe do të drejtohet nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çaça.

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 dhe tashmë kërkon zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë sigurie më të butë.

Avokatët e tij argumentojnë se janë shkelur afatet procedurale, pasi kanë kaluar mbi tetë muaj nga vendosja e masës pa u paraqitur ndonjë informacion dy mujor nga SPAK, siç parashikohet nga ligji.

Gjykata pritet të shqyrtojë nëse janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin ose ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT