La Amerikën dhe iku në Siri, shqiptari në burgjet e ISIS lutet ta kthejnë

Shqiptarët që i janë bashkuar ISIS-it janë të shumtë.
Midis tyre është edhe Lirim Sulejmani.
Në 1999 ai shkoi ngë Kosova si refugjat në SHBA.
Kurse në vitin 2014 u bashkua me ISIS-in dhe tani ndodhet në burgjet e tyre.
Tani ai është penduar që u bë pjesë e ISIS-it dhe kërkon që të paktën ta kthejnë në Kosovë.
Sipas asaj që thotë, ai nuk ka luftuar krah ISIS-it, por i ka ndihmuar ata me armë.
Sulejmani kërkon që Amerika ta shpëtojë edhe një herë.
Ai nuk e mohon se tani që SHBA u tërhoq, ka frikë se mos do të përfundojë në dorë të ushtrisë së Asadit.
Kurse gruan dhe dy fëmijët ai i ka në një kamp tjetër.
Po ashtu, autoritetet amerikane e kanë intervistuar dy herë.
Do të hetohet nëse ai ka kryer krime lufte.
Lirimi mund ta vuajë dënimin e tij në një burg në Kosovë, por SHBA do ta ekstradojë në burgjet e saj të sigurisë së lartë nëse arrin në përfundimin se është kriminel lufte.