Mediat në Prishtinë, irritim me gafën e Ramës me hartën: Për më tepër kabineti i tij nuk kthen asnjë përgjigje

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama kishte publikuar një hartë, ku shikohej se Kosova ishte pjesë e Serbisë.
Në rrjetet sociale u komentua gjatë dhe fillimisht o konsiderua gafë.
Sot ka ardhur edhe rreagimi nga mediat në Kosovë, i cili ka qenë i ashpër.
Veç publikimit të hartës, për ta, nuk kapërdihet lehtë fakti që Rama nuk ka reaguar, madje refuzon edhe të përgjigjet.
Sipas gazetës “Express”, ata kanë tentuar që të kontaktojë kabinetin e kryeministrit shqiptar, por nuk kanë marrë asnjë reagim.
Në postimin e tij dje në Facebook, Rama ka treguar hartën e ‘investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug’ të Shqipërisë, sipas tij,
Postimi shoqërohej me një hartë, ku binte menjëherë në sy që Kosova nuk ekzistonte, ajo vazhdonte të ishte pjesë e Serbisë.
Kjo shkaktoi irritim te ndjekësit, të cilët reaguan në masë.
Pas shumë reagimeve Rama e ka ndërruar hartën, por sërish nuk e ka evidentuar Kosovën.
Herën e dytë i ka hequr fare kufijtë.
Kjo e ka shtuar irritimin sepse dha përshtypjen se nuk bëhej fjalë për një lapsus por për një veprim me dashje të KM për të mos e evidentuar Kosovën në asnjë rast.
Pas reagimeve të reja nuk pati më ndryshime.
Situata nuk ka shpëtuar pa u vënë në dukje edhe nga media serbe.
Ato shkruajnë sot rreth postimit të Ramës dhe reagimit të mediave në kryeqytetin e Kosovës.
Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që kryeministri shkakton zemërim në Kosovë.
Hera e parë ishte gjatë samitit të Ohrit ku Shqipëria ka firmosur për të ashtuajturin “shengen ballkanik” me Serbinë.
Në këtë samit Rama tha se Kosova u vetëpërjashtua.


