Të shtëna në Fushë-Krujë, qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në fshatin Halilaj të Fushë Krujës.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në fasadën e jashtme të një lokali.
Lokali në pronësi të Mondi Voga. Më herët ka qenë shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ai u arrestua edhe në 2020 nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi lëvizte me makinë të blinduar e fenelina policie.
Ai u padit edhe nga avokati Ilia Ilia se ishte një nga personat që e kishte dhunuar në Durrës.