“Nuk ka hapësirë për diplomaci me SHBA-në”/ Çfarë po PARALAJMËRON Ministri i Jashtëm i Iranit?

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se nuk e di sa hapësirë ka mbetur për diplomaci pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë kaluar një vijë të kuqe shumë të madhe duke goditur këto objekte dhe se Irani do të përgjigjet në përputhje me të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje.

Araghchi shtoi se Irani ka në dispozicion një gamë opsionesh, duke përfshirë edhe mundësinë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe në Gjirin Persik, e cila në rast mbylljeje mund të ndikojë ndjeshëm në eksportet globale të naftës dhe gazit.

Diplomati më i lartë iranian njoftoi gjithashtu se ka pasur kontakte me disa ministra të jashtëm nga rajoni, të cilët janë shumë të shqetësuar dhe dëshirojnë të luajnë një rol për të ndaluar atë që ai e quajti “agresionin izraelit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT