VIDEO: Tragjedi në Brazil, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik me tullumbace me ajër të nxehtë në qytetin e Praia Grande në Brazil.
“Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti,” tha guvernatori Mello, duke shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave.
Aksidenti ka shkaktuar një reagim të madh në Brazil, ku shërbimet emergjente dhe autoritetet po vazhdojnë të jenë të angazhuara në hetimin e shkaqeve të këtij incidenti tragjik.